
Është publikuar ditën e sotme formacioni më i mirë i raundit të sapopërfunduar i Ligës së Kombeve. Në 11-en më të mirë janë përfshirë lojtarë me kombësi të ndryshme, yje të rangut botëror, shokë skuadre, madje ka dhe surpriza.
Gjëja e parë që të bie në sy është përzgjedhja e mbrojtësit çek, Kufal. Ai luajti mjaft mirë ndaj Kombëtares sonë duke dhënë dhe krosin nga ku erdhi goli i dytë i Shory, që vulosi fitoren 2-0 në Pragë.
Madrilenët Luka Modriç dhe Xhud Belingham janë gjithashtu pjesë e këtij formacioni. Mesfushori kroat ishte më i vlerësuari i fitores në Zagreb kundër skocezëve, kurse anglezi edhe pse kontibuoi në ekip muk arriti të shmangte disfatën e “Tre Luanëve” kundër grekëve.
Haland është “ylli i yjeve” mes 11 të përcaktuarve nga statistikat. Norvegjezi shtatlartë është kuotuar me notën 9.5. Ka lojtarë nga kombëtare surprizuese si gardiani Lapoukhov nga Biellorusia apo qendërmbrojtësi Lopes i Gjibraltarit.

Lini një Përgjigje