TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2024, 20:30

Sjellja e Mbape irriton “gjelat”, sulmuesi i Francës kapet ‘mat’ në diskotekë

Shkruar nga Pamfleti

Sjellja e Mbape irriton “gjelat”, sulmuesi i Francës kapet

Kilië Mbape i ka futur një siklet më shumë vetes së tij. Ndonëse është munduar të fshihet nën maskë, ai nuk i ka shpëtuar syrit të mediave. Duke përfituar nga pushimet në La Liga dhe qendrimit jashtë grumbullimit të kombëtares franceze, sulmuesi i Realit të Madridit ka udhëtuar në Stokholm (Suedi) për të dëfryer.

Një veprim i tillë ka shkaktuar polemika pafund, veçanërisht në Francë. Sulmuesi nuk u grumbullua nga trajneri Deshamp, me pretekstin se ishte i dëmtuar, ndërkohë që fundjavën e kaluar luajti titullar në La Liga me Realin kundër Vijarrealit. Si të mos mjaftonte kjo, numri 9 i “Gjelave” ka shkuar më tej.

Ndërsa Franca ishte në fushë kundër Izraelit, Mbape ka qenë në diskotekë në Suedi për t’u harbuar dhe kjo ka sjellë reagimin e mediave franceze, që e kanë cilësuar si të padenjë sjelljen e kapitenit.

kilië mbape sulmuesi i francës

Lini një Përgjigje