TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2024, 20:09

Anglia “rimerr veten” pas humbjes me Greqinë, ‘3 luanët’ mposhtin me vuajtje Finlandën; një shqiptar shkëlqen me gol dhe asist për Maqedoninë

Shkruar nga Pamfleti

Anglia “rimerr veten” pas humbjes me Greqinë, ‘3

Anglia ka rimarrë veten pas humbjes përballë Greqisë, duke triumfuar me shifrat 3-1 në transfertë përballë Finlandës. Nuk ka qenë një fitore e thjeshtë për britanikët, të cilët përtej rezultatit, kanë vuajtur shumë përballë vendasve.

Grilish shënoi i pari por më pas vendasit krijuan shumë raste të rrezikshme dhe vetëm pasaktësia para porte shmangu përmbysjen. Goditja e dënimit e Aleksander-Arnold e më pas Rajs, çuan sfidën në shinat e duhura në momentin më kritik, ndërsa më pas vendasit shënuan vetëm golin e flamurit.


Maqedonia e Veriut ndërkohë ka bërë një hap bindës drejt ngjitjes në Ligën B, pasi ka mundur me shifrat 2-0 në transfertë Armeninë. Miovski i dha avantazhin ballkanasve, falë asistit të Alimit, i cili më pas shkroi vetë emrin në listën e shënuesve në këtë sfidë, duke vulosur fitoren 2-0 të ekipit të tij.

anglia finlanda maqedonia e veriut liga e kombeve

Lini një Përgjigje