
Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij deri më tani. Talenti shqiptar është duke shkëlqyer me fanelën e Legias së Varshavës në Poloni me të cilët ka shënuar plot 9 gola e 2 asiste në 29 ndeshje.
Sulmuesi i Kombëtares ka tundur plot 5 herë rrjetën në rrugëtimin e Legias në Ligën e Konferencës këtë sezon, ku 3 gola i ka realizuar në grupe përballë Aston Vilës.
Faqja e Ligës së Konferencës në Instagram është dashuruar me ish-sulmuesin e Tiranës, teksa ka ndarë sërish një video të golit nën diçiturën: “Muçi magjik”. 22-vjeçari është në shënjestër të shumë klubeve europiane në merkaton e janarit.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje