TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2023, 17:43

“Je injorant total”, Jurgen Klop i kthehet gazetarit pas fitores së Liverpulit në transfertë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Je injorant total”, Jurgen Klop i kthehet gazetarit pas fitores

Liverpuli fitoi mbrëmjen e djeshme 0-2 kundër Shefild Junajtid në transfertë për javën e 15 në Premier Ligë dhe vijon të jetë në vendin e dytë, pas Arsenalit kryesues.

Kjo nuk e ka qetësuar trajnerin Jurgen Klop, që është kapur pas sfidës me një nga gazetarët duke e quajtur “injorant”.

Klop u zemërua nga një vërejtje e bërë nga prezantuesi i “Amazon Prime Sport”, Markus Bukland, i cili e pyeti për ndeshjen e ardhshme kundër Kristal Palas, duke shtuar pak para përfundimit: “Loja fillon në orën tuaj të preferuar”.

Në të kaluarën, Klop ka kritikuar publikisht oraret e ndeshjeve, të cilat fillojnë në orën 13:30 dhe mesa duket edhe batutat për këtë nuk janë të pranueshme për të.

Shkëlqyeshëm, shumë mirë që bëtë një shaka për këtë. Tani po shkojmë në shtëpi, nuk e di kur do të kthehemi në shtëpi, ndoshta pas një ose dy orësh dhe ndeshja vjen pas ndoshta dy seancave stërvitore. Është në rregull të luash kur pushon. Është e njëjta gjë për Kristal Palas. Megjithatë, unë shoh që ju që punoni në futboll nuk e kuptoni, kështu që nuk shoh asnjë arsye për t’ua shpjeguar”, ngacmoi Klop.

“Nëse bëni shaka për këtë, ju jeni një injorant total. Por është në rregull, futbolli është argëtim, gjithçka është në rregull”, shtoi Klop.

Gazetari më pas i kërkoi falje Klopit, duke thënë se ai nuk donte të ishte mosrespektues, por Klop nuk u dorëzua.

Ti e ke bërë tashmë këtë”. Kjo u pasua me një tjetër kërkim faljeje nga gazetari dhe më pas epilogu i Klopit. “Është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash, vetëm sepse unë nuk mund të them gjithçka që dua. Kjo do të ishte krejtësisht diçka tjetër”, mbylli këtë temë Klopit që ishte më shumë se ironik në përgjigje.

jurgen klop trajneri i livepulit

Lini një Përgjigje