TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2023, 15:23

Igli Tare e solli falas në ekip, Lacio nxjerr në shitje Hysaj, paga e mbrojtësit kuqezi mbetet pengesë

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare e solli falas në ekip, Lacio nxjerr në shitje Hysaj, paga e

Hysaj-Sarri ka qenë një marrëdhënie e fortë, ndër vite, Hysaj ka ndjekur mentorin e tij në çdo skuadër ku Sarri ka shkuar.

Pasi i dha dorën kur ishte tek Empoli, Sarri e mori më pas te Napoli, e kërkoi me insistim edhe kur ishte pjesë e Çelsit, por kjo lëvizje nuk u realizua.

Më pas dyshja u bashkua te Lacio, gjatë kohës kur drejtor sportiv ishte Igli Tare.

Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi, palët mund të ndahen në fund të këtij sezoni.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Lacios po mendojnë të shesin Hysajn, lojtar të cilin Tare e solli falas.

Në fakt, ideja e drejtuesve është ta nxjerrin në shitje që në merkaton e janarit, por sipas “Corriere dello Sport”, pengesë mbetet paga e tij prej 2,2 milionë euro neto në sezon.

Për momentin nuk ka oferta konkrete, të paktën nuk janë bërë publike deri më tani, por sipas të gjithë gjasave, Hysaj pritet të largohet në fund të sezonit.

Anësori kuqezi po zhvillon një sezon me ulje-ngritje, shpesh jo preferencë e parë e Sarrit.

Igli Tare e solli falas në ekip, Lacio nxjerr në shitje Hysaj, paga e

 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare lacio

Lini një Përgjigje