TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Dhjetor 2023, 21:35

Tifozja e Antuerpenit shpërthen në lot në datëlindjen e Mujës, merr dhuratën më të veçantë nga sulmuesi kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozja e Antuerpenit shpërthen në lot në datëlindjen e

Arbnor Muja është padiksutim një element shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare dhe Antuerpenin. Sulmuesi kuqezi para pak ditësh festoi 25-vjetorin, por duket se urimet për të nuk kanë fund.

Në sfidën ndaj Leuven, Muja si gjithmonë ishte në fushën e lojës, teksa bëri një ndeshje fantastike. Në shkallët e stadiumit kishte tifozë që ishin kujdesur për t’i uruar datëlindjen. Një urim special i vjen nga një tifoze e vogël e skuadrës belge, e cila në një pankartë kishte shkruar urimin për 25-vjeçarin.

Ky i fundit në fund të ndeshjes shkoi për ta përshëndetur dhe e mitura shpërtheu në të qara kur si shpërblim për urimin mori fanelën e Mujës. Lot gëzimi nga tifozja e vogël që me siguri ka marrë dhuratën më të veçantë. Një gjest për t’u duartrokitur nga Muja, i cili u kujdes më së miri për fansen e tij.

arbnor muja sulmuesi kuqezi tifozja e antuerpenit

Lini një Përgjigje