TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2023, 15:46

Klubi i Pelesë dhe Nejmarit bie për herë të parë nga kategoria, tifozët e Santosit djegin Sao Paolon (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Klubi i Pelesë dhe Nejmarit bie për herë të parë nga

Tifozët e Santosit demonstruan mëngjesin e sotëm pas humbjes ndaj Fortalezas 1-2, e cila, e kombinuar me fitoret e Vasko de Gamas dhe Bahias, diktoi rënien e skuadrës braziliane në kategorinë e dytë.

Pas bilbilit të fundit, disa makina u dogjën jashtë stadiumit “Vila Belmiro”, përfshirë atë të sulmuesit kolumbian Stiven Mendoza, si dhe një autobus, në një sërë incidentesh që shkaktuan një re të pafundme tymi.

Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santosit do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë.

Ata e mbyllën kampionatin në vendin e 17 me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.

Santos është një nga klubet më legjendare të Brazilit, teksa me këtë skuadër janë aktivizuar edhe emra të mëdhenj si Pele, Nejmar, Robinjo apo së fundmi Rodrigo që aktualisht është pjesë e Realit të Madridit.

tifozët e santosit

Lini një Përgjigje