TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2023, 16:55

Prokuroria e Antidopingut me “dorë të hekurt” ndaj Pol Pogba, kërkon 4-vite përjashtim nga futbolli për mesfushorin francez

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria e Antidopingut me “dorë të hekurt” ndaj Pol

Prokuroria e antidopingut ka kërkuar dënim me katër vjet për Pol Pogba, i cili doli pozitiv me dehidroepiandrosteron pas ndeshjes Udineze-Juventus më 20 gusht.

Pogba u pezullua më 12 shtator, më pas u riafirmua më 6 tetor kur kundër-analiza konfirmoi rezultatin pozitiv. Prandaj, asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë, në kundërshtim me atë që ishte përfolur javët e fundit: mesfushori francez do të shkojë në gjyq përpara gjykatës kombëtare antidoping.

Rreth njëzet ditë më parë agjentja e tij, Rafaela Pimenta tha: “Ne po përgatisim një apel. Si avokate jam personi i parë që them se nëse diçka duhet të diskutohet në një nivel ligjor, duhet të qendrojë atje”.

Gjyqi duhet të fillojë pas rreth një muaji e gjysmë, me marrëveshjen për pranimin e fajësisë nuk do të kishte pasur mundësi apelimi, megjithatë në këtë rast mund të hyjë në lojë edhe “CAS” më vonë.

pol pogba mesfushori francez

Lini një Përgjigje