TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2023, 16:09

“Shqipëria jo vetëm që na mundi”, gazetari i njohur polak: Tifozët tanë po bëjnë tatuazh kuqezinjtë dhe jo Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria jo vetëm që na mundi”, gazetari i njohur

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, tregoi një histori të veçantë me një tifoz të Polonisë. Ky i fundit i tregoi Asanit se e kishte bërë tatuazh në trup dhe se e pëlqente shumë si lojtar.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur në Poloni, Pioter Kozminski në Twitter.

Dëgjova se Jasir Asani, autori i golit kundër Polonisë, pranoi në një bisedë me Klaudio Ndreca se pas asaj ndeshje kishte një mesazh të çuditshëm nga Polonia. Mirë pra, një tifoz i Polonisë e kishte bërë tatuazh. Shqipëria jo vetëm që fitoi, por tifozët tanë po bëjnë tatuazh Shqipërinë dhe jo Poloninë”, shkruan Kozminski.

pioter kozminski gazetari polak

Lini një Përgjigje