
Ndeshja e prapambetur e javës së parë mes Partizanit dhe Teutës është mbyllur në barazim 1-1. Durrsakët kaluan në avantazh në minutën e 24. Peposhi krijoi hapësirë duke shmangur mbrojtjen e të kuqve dhe gjuajti drejt portës.
Në minutën e 75, Hadroj pasoi për Kekon në zonë, ky i fundit gjuajti dhe shkundi rrjetën e Demës. Sulmuesi bëri sërish heroin për të kuqtë pasi arriti ti dhuronte pikë pas derbit me Tiranën ku ishte pikërisht ai që shënoi.
Me këtë barazim, Partizani renditet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e 15 me 14 pikë.
Lini një Përgjigje