TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2025, 20:49

“Në Serbi shkojmë vetëm për futboll”, Silvinjo: Gjithçka është nën monitorim

Shkruar nga Pamfleti

“Në Serbi shkojmë vetëm për futboll”, Silvinjo:

Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Këto janë çmenduritë e futbollit. Është i paparashikueshëm”, kështu u shpreh Silvinjo në një intervistë në “Real Story”, ndërsa foli për ndeshjen me Serbinë që do të zhvillohet të shtunën.

Ai u shpreh se nuk pret që të ketë ndonjë shqetësim që nuk ka lidhje me futbollin dhe se fokusi është loja, duke shtuar se gjithçka është nën monitorim.

Unë mendoj që jo. E kam parë atë që ka ndodhur atëherë. Menjëherë pas shortit ne nisëm të punonim, dhe gjëja e parë që bëmë në Federatë ishte që të shqyrtonim atë që ndodhi atje. Kemi parë gjithçka, të dyja ndeshjet, gjithçka që ka ndodhur. Gjithsesi, jo. Ne shkojmë atje për të luajtur futboll. E pamë ndeshjen këtu, në shtëpi, në Tiranë.

Gjithçka shkoi mirë. Loja ishte e mirë taktikisht, teknikisht, ishim thuajse të barabartë, 50 me 50. Ata janë skuadër e fortë. Ne po ashtu jemi rritur. Ata u mundën 5-0 nga Anglia, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Këto janë çmenduritë e futbollit. Është i paparashikueshëm.

Gjithsesi, duke u kthyer te shqetësimi për ndonjë problem, mendoj se nuk do të ketë asnjë shqetësim. Futbolli ka ndryshuar. FIFA dhe UEFA janë më të vëmendshme. Gjithçka është nën monitorim. Ne shkojmë atje për të luajtur futboll siç bëmë në shtëpinë tonë dhe nuk mendoj se do të ndodhë ndonjë gjë që të mos ketë lidhje me futbollin”, tha ai.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje