TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2025, 16:47

Edi Reja feston 80-vjetorin e lindjes: Shqipëria kapitulli i fundit i një historie të nisur në vitet ‘60

Shkruar nga Pamfleti

Edi Reja feston 80-vjetorin e lindjes: Shqipëria kapitulli i fundit i

Edi Reja është mjaft aktiv në Itali ku shpesh jep opinionin e tij. Ditën e nesërme, ish-trajneri i kombëtares shqiptare do të festojë 80-vjetorin e lindjes. Tekniku italian, karriera e të cilit nisi në fillimin e viteve ’60, edhe këtë përvjetor do ta festojë duke bërë atë që adhuron më shumë, të lundrojë me vela në brigjet e Triestes.

Gjithmonë e kam bërë këtë në ditën e datëlindjes, përveçse kur isha trajner i Shqipërisë, sepse data e lundrimit përkiste me angazhimet e kombëtareve”, rrëfen Reja për “La Gazzetta dello Sport”.

Shqipëria ishte kapitulli i fundit i një historie të gjatë, e cila nisi në fillimin e viteve ’60. Isha vetëm 16 vjeç kur më kërkoi Spal i Paolo macas. Ai çast më ndryshoi jetën”, rrëfen Reja. Gjatë intervistës Reja rrëfen me krenari për arritjet në vendin tonë kur vendos në pah kalimin e Shqipërisë nga Grupi C në Grupin B të Ligës së Kombeve.

edi reja ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje