TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2025, 15:41

Armando Broja gati t’u bëjë dëm shokëve të ekipit, sulmuesi kuqezi me “mision” të veçantë në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja gati t’u bëjë dëm shokëve të

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën e 11 tetorit në transfertë përballë Serbisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovcit do të nisë në orën 21:00.

Sigurisht që kuqezinjve u duhen 3 pikët, por Armando Broja do të shkojë me mision të veçantë në Leskovc.

Deri më tani, 22-vjeçari numëron 5 gola me fanelën kuqezi. Nga lojtarët e grumbulluar, vetëm 4 kanë shënuar më shumë se ai, Rei Manaj 9, Jasir Asani 6, Myrto Uzuni 6 dhe Nedim Bajrami po 6.

Për të arritur sulmuesin lushnjar duhet më shumë punë, ndërsa 3 të tjerët mund të barazohen apo të kalohen që në ndeshjen me Serbinë, ose edhe në miqësoren përballë Jordanisë.

Pra, Leskovci do të tregojë vlerat e vërteta të Brojës, i cili në pikëpamjen e statistikave, sulmuesi i Bërnlit në Premier Ligë do t’i bënte “dëm” 3 shokëve të ekipit që kanë nga 6 gola të shënuar si kuqezi.

armando broja sulmuesi kuqezi

1 Komente

  1. M
    Mërgimtari

    Shpreson,me 2 ndrshje

    Lini një Përgjigje