TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2025, 19:40

Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, futbollisti që ishte në kërkim të një klubi përfundon në kategorinë e tretë

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, futbollisti që ishte në

Disa vite më parë ai ishte një nga emrat më të diskutuar në Shqipëri dhe Kosovë, pasi shumëkush shpresonte që të zgjidhte një nga këto dy vende për të vazhduar karrierën e tij ndërkombëtare. Por kjo i përket së shkuarës, pasi brenda pak kohësh, situata e Mërgim Berishës ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Sulmuesi 27-vjeçar, ka lënë pas vitet e lavdishme, pasojë e dëmtimeve dhe problemeve të vazhdueshme fizike që e kanë lënë jashtë formës së përshtatshme për të qenë në nivelet më të larta. Dhe sulmuesi i cili u tha ‘JO” Shqipërisë e Kosovës duke zgjedhur të përfaqësonte Gjermaninë për të luajtur dy miqësore në vitin 2023, tashmë do të vazhdojë sezonin në kategorinë e tretë gjermane.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se trajneri e ka larguar atë nga radhët e ekipit të parë të Hofenhajmit, për të përfunduar në kategorinë e tretë me ekipin e rezervave. Atje pritet të marrë minuta, me shpresën që të bindë dikë që të blejë kartonin e tij në merkaton e janarit, pasi në ekipin e parë, nuk ka më vend për lojtarin i cili në vitin 2023 u ble nga Aubsburgu për 14 milionë euro.

Falë situatës që po kalon, kthimi i tij te Gjermania duket utopi dhe tashmë janë rishfaqur zërat për interesimin e Berishës për të veshur fanelën e një prej ekipeve që refuzoi në të kaluarën meqë me “pancerat” ka luajtur vetëm miqësore.

 

mërgim berisha sulmuesi shqiptar

1 Komente

  1. T
    Toni

    Pa tjeter eshte ish Jugosllav, patriot i Beogradit.

    Lini një Përgjigje