Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.
Por ishte vetë trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.
Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Djokoviç, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
“Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur! Urime të përzemërta të dyja ekipeve për sjelljen”, shkruhej në postimin e tenistit.

Serbia mori pikë e parë në kualifikueset e botërorit 2026. Barazimi në Tiranë duket se zhgënjyer gazetarët serb të cilët kanë masakruar me pyetje trajnerin Dragan Stojkovic. Ky i fundit u shpreh se Serbia kishte në kontroll lojën por duhet akoma punë me finalizimin ndërsa komplimentoi dhe tifozët kuqezi për atmosferën e krijuar.
“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër. Nuk di çfarë t’ju them. Erdhëm këtu me qëllimin për të fituar ndeshjen. Djemtë treguan një qëndrim profesional. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium. Sipas ndeshjes së treguar, ndoshta një barazim është rezultati më realist. Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo.Finalizimi duhet të përmirësohet. Kishim mundësi, një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ata panë se nuk mund të na përballonin. Penalltia? Besimi që ka gardiani, Petroviç është magjepsës. Ai e meriton atë vend”, tha Dragan Stojkoviç.
Lini një Përgjigje