TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2025, 12:14

Nën masa të rrepta sigurie, Policia shqiptare 'përcjell' në Rinas skuadrën serbe

Shkruar nga Pamfleti
Nën masa të rrepta sigurie, Policia shqiptare
Policia shqiptare 'përcjell' në Rinas skuadrën serbe

Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare drejt Aeroportit të Rinasit.

Masat e sigurisë ishin të shtuara për të garantuar një largim të qetë dhe pa probleme të ekipit.Pavarësisht tensioneve të mundshme, nuk u shënua asnjë incident gjatë rrugës apo në ambientet e aeroportit.

Skuadra serbe është futur në terminal dhe ka vijuar udhëtimin drejt Serbisë në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.

Policia shqiptare ka treguar përkushtim maksimal për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë gjithë procesit të largimit të ekipit.

Ndërkohë mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre gjen edhe fraza të ekzagjeruara, ku thuhet se huliganët shqiptarë goditën lojtarët serbë në kokë disa herë, pasuar me ndërprerjen e ndeshjes. Gjithë atmosferën në Tiranë nuk hezitojnë ta quajnë “terror”, “skandaloze” apo “ferr”.

Në artikujt e tyre për këtë sfidë shumë të diskutuar, veçojnë momentin e penalltisë si më të rëndësishmin në favorin e tyre. Portierin serb, Đorđe Petrović, e quajnë heroin e kësaj përballjeje.

 

skuadra serbe rinas

Lini një Përgjigje