Trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë para medieve nga 'Air Albania' në prag të ndeshjes Shqipëri – Letoni, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në Tiranë.
Gjimshiti pranoi se ndeshja e nesërme zhvillohet nën presionin për arritjen e një rezultati pozitiv. Ai deklaroi se e kanë studiuar kundërshtarin dhe gabimet e ndeshjes së kaluar dhe se tre pikët mbeten një detyrim për të mbajtur gjallë shpresën për pjesmarrjen në “Botërorin 2026”.
“Ndeshja që luajtëm në Letoni nuk ishte ashtu si në donim. Nuk është më si para disa vitesh, që të fitosh thjeshtë. Dje po shikoja Holandën me Lituaninë 3-2., Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Na duhen me ccdo kusht 3 pikët për të shpresuar te Botërorit. E kemi ende vetë në dorë dhe kjo është e rëndësishme.
Mesazhi për tifozët është që do të japim maksimumin, për të realizuar ëndrrën. Duam Botërorin, do të ishte historike. Do ishte diçka shumë e mirë. Nesër do të jemi gati. Do të japim gjithçka për të marrë 3 pikët.
Mendoj se përqendrimi këtë herë do të jetë ndryshe. Dëshira është brenda grupit. Për tu kualifikuar në Botëror është rasti më i mirë që kemi.
E dimë që është rasti i fundit për të synuar Botërorin. Besoj se skuadra është mirë dhe e vetëdijshme, që kjo ndeshje mund ta ndryshojë situatën në grup dhe ta kalojmë presionin te kundërshtarët", tha Gjimshiti.
Lini një Përgjigje