TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2025, 13:03

Yamal humbet pasaportën në Turqi, mister kthimi në Spanjë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Yamal humbet pasaportën në Turqi, mister kthimi në Spanjë
Yamal humbet pasaportën në Turqi

Lamine Yamal gjen dy asiste por humbet pasaportën. Do të ishte kjo thashethemi i fundit nga mediat turke. Pas ndeshjes së vlefshme për grupin E të kualifikimeve për Botëror, e përfunduar 6 me 0 në favor të furive të kuqe, sulmuesi spanjoll do të kishte humbur dokumentin pak para se të hipte në autobus.

Në videon, e publikuar në rrjetet sociale nga programi turk Beyaz Futbol, 18-vjeçari duket sikur dëshpërohet, më pas kërkon në valixhe dhe në fund kthehet përsëri drejt dhomës së zhveshjes.

Episodi në Instagram u bë menjëherë viral me 237 mijë shikime, në komente tifozët turq bëjnë shaka dhe e marrin nëpër këmbë futbollistin duke thënë: “Provo t’ia kërkosh Arda Guler, ta ka vjedhur ai”, duke iu referuar rivalitetit me talentin turk në pronësi të Real Madridit. Federata spanjolle dhe vetë futbollisti nuk e kanë konfirmuar atë që ka ndodhur, por Yamal është parë të hipë sërish në autobus dhe të largohet me skuadrën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emir (@emirkiliccetin)

yamal humbet pasaportën në turqi

Lini një Përgjigje