TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2023, 16:10

Ndërroi jetë në fushë pas arrestit kardiak, trupi i pajetë i Duamenës mbërrin në Ganë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi jetë në fushë pas arrestit kardiak, trupi i

Trupi i lojtarit të ndjerë Rafael Duamena ka zbarkuar në Ganë. Arkivoli me trupin e pajetë të sulmuesit të Egnatias mbërriti në Ganë mbrëmjen e së premtes nga Shqipëria. Sulmuesi 28-vjeçar pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së 11 nëntorit mes Egnatias dhe Partizanit.

Ndërroi jetë në fushë pas arrestit kardiak, trupi i

Trupi i Duamenës u prit nga familja e tij në Akra të premten vonë në Aeroportin Ndërkombëtar Kotoka. Futbollisti kishte një histori me problemet me zemrën. Ai kishte vuajtur nga disa sulme në zemër në vitet e kaluara, gjë e cila solli edhe vdekjen e tij në moshën 28-vjeçare.

Ndërroi jetë në fushë pas arrestit kardiak, trupi i

Në shenjë respekti për Duamenën, u mbajt një minutë heshtje përpara fitores 1-0 të Ganës kundër Madagaskarit në miqësoren e së premtes.

Ndërroi jetë në fushë pas arrestit kardiak, trupi i

Duamena ishte një futbollist i talentuar që përfaqësonte Ganën në nivelin e lartë. Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar për “Black Stars” të Ganës më 11 qershor 2017, kundër Etiopisë, duke shënuar një dygolësh. Ai luajti gjithsej nëntë ndeshje për ekipin kombëtar të Ganës.

rafael duamena ish-sulmuesi i egnatias

Lini një Përgjigje