TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2023, 15:48

Të lumtur e të relaksuar, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e parë stërvitore pas kualifikimit në Europian, kërkojnë fitoren ndaj Ishujve Faroe (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Të lumtur e të relaksuar, kuqezinjtë zhvillojnë seancën

Me kualifikimin të hipotekuar, të qetë dhe pa presion, ekipi përfaqësues ka zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore, në kuadër të sfidës kundër Ishujve Faroe, të hënën më 20 nëntor.

Të gjithë lojtarët, stafi, trajneri Silvinjo, dukeshin të relaksuar, të vetëdijshëm se çfarë kanë arritur. Tani është koha të përgatisin mbylljen perfekte të këtij rrugëtimi fantastik, ta mbyllin me fitore këtë fushatë kualifikuese.

Ndaj Ishujve Faroe, kërkohen pikët e plota për ta mbyllur Grupin E në krye, por mbi të gjitha për të festuar me fitore kualifikimin për herë të dytë në një Evropian.

kombëtarja shqiptare ndeshja me ishujt faroe

Lini një Përgjigje