
Telashet për kombëtaren gjermane duket se nuk kanë të sosur. Vetëm pak ditë pasi Manuel Neuer u rikuperua nga një dëmtim i gjatë, tani është nr.2 i portës, Marc-Andre ter Stegen që ka shfaqur probleme në shpinë, me portierin e Gjermanisë që është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren.
Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann, po përgatitet për dy miqësoret e radhës. Atë të mbrëmjes së sotme ndaj Turqisë dhe të martën përballë Austrisë në Vienë, ndërsa 31-vjeçari është rikthyer te Barcelona, ndërkohë që Nagelsmann foli rreth problemeve të “gardianit”.
“Nuk mund të specifikoj dëmtimin e Marc. Ai ndjen dhimbje në shpinë që e pengojnë të bëjë lëvizje specifike të portierit.
Mjeku tha se dy ndeshjet ndërkombëtare nuk kanë më kuptim dhe se gjendja e tij është përkeqësuar. Nuk mund të përgjigjem rreth kohës që ai do të qëndrojë jashtë“, u shpreh Nagelsmann.
Lini një Përgjigje