
Falë barazimit 1-1 ndaj Moldavisë, Shqipëria siguroi për herë të dytë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një europiani.
Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë kualifikuese fantastike dhe të hënën ndaj Ishujve Faroe në Air Albania kanë shansin e madh që të fitojnë Grupin E.
Festa e të gjithë shqiptarëve ishte e madhe dhe legjitime teksa lojtarët dhe trajneri Sylvinho rishkruan historinë. Një nga lojtarët më të dalluar për kuqezinjtë në këtë rrugëtim është Ylber Ramadani. Në intervistën pas ndeshjes , mesfushori u shfaq i veshur me një bluzë në të cilën ishte stampuar portreti i heroit legjendar, Adem Jashari.
Kaq mjaftoi që në mediat serbe të nisë histerizmi i zakonshëm duke e konsideruar Adem Jasharin një terrorist, ndërsa festën e Ramadanit si skandaloze. Megjithatë, nuk është hera e parë që serbët ndjehen të provokuar, edhe pse historinë e njohin të gjithë dhe janë ata të cilët nuk e kanë mësuar siç duhet.
Lini një Përgjigje