TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2023, 13:25

“Kërcimi” i dështuar i Jorginhos, mesfushori italian sërish i pafat me penalltitë

Shkruar nga Pamfleti

“Kërcimi” i dështuar i Jorginhos, mesfushori italian

“Kërcimi” që ofron Jorginho kur shënon penalltitë duhet të marrë fund sa më shpejt dhe ndoshta mbrëmë ishte performanca e tij e fundit. Ndoshta është Roma, ndoshta stadiumi “Olimpiko” që nuk i sjell fat, por faktet thonë se organizatori i mesfushës “axurre” nuk ka më asgjë që e lidh me goditjen e penalltive.

Kjo, pasi edhe mbrëmjen e djeshme, gaboi të tretën radhazi. Dhe nëse këtë herë gjërat shkuan mirë, Jorginho duhet të falënderojë Federiko Kiezën, i cili pak sekonda pas gabimit të radhës juventini në fillim dyfishoi, më pas trefishoi ndaj Maqedonisë së Veriut duke futur në kasafortë fitoren që mban gjallë Italinë. Sërish ai “kërcimi” i sajuar përpara pikës së 11-metrave, përpara goditjes, u konfirmua një dështim i plotë. Për Jorginho ishte gabimi i tetë në karrierë, por edhe i treti radhazi edhe pse dje nuk ishte fatal.

Fatal, siç kishin qenë dy goditjet e mëparshme, sidomos ajo e famshme e 12 nëntorit 2021, përballë Zvicrës (ndaj Shaqirit me shokë gabonte edhe në ndeshjen e vajtjes), në “Olimpiko”, i cili do t’i kushtonte moskualifikimin për në Botërorin e Katarit, mungesa e dytë radhazi në Kupën e Botës, e cila u duk sikur e largoi përfundimisht organizatorin e Arsenalit nga kombëtarja. Por edhe pse Jorginho u kthye pas një kohe të gjatë, muzika ishte po e njëjta, ndonëse kjo histori e përsëritur dhe ripërsëritur nuk do të ketë një kapitull tjetër.

jorginho

Lini një Përgjigje