TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2024, 21:09

Myrto Uzuni merr numrin 10 te Granada, zbehen shanset për largimin e sulmuesit shqiptar nga ekipi spanjoll

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni merr numrin 10 te Granada, zbehen shanset për largimin e

Myrto Uzuni ka nisur përgatitjet me Granadën prej ditësh dhe në miqësoren e fundit ndaj Almerias, sulmuesi u shfaq me numrin 10 në fanelë. Pas largimit të Puertas drejt Eibarit, beratasi do të mbajë këtë numër dhe pritet të jetë ai që do të udhëheqë Granadën sezonin e ri për rikthimin në La Liga.

Me klauzolën e cila është 12 milionë euro dhe me një shqetësim në tendinë nga i cili Uzuni është rikuperuar, nuk është aq e lehtë që një klub të japë këtë shumë, përveç disa klubeve nga Arabia. Po ashtu edhe Panathinaikos doli në skenë, por bisedimet kanë ngecur sepse oferta e grekëve nuk ishte ajo që Granada priste.

Megjithatë, shanset për një lëvizje të sulmuesit në një ekip tjetër në Spanjë apo në një kampionat tjetër, janë duke u zbehur. Kështu duket se e ardhmja e Myrto Uzunit do të jetë sërish në Granada, me të cilët e mban lidhur një kontratë edhe për dy vite dhe me ekipin që sapo u rrëzua nga kategoria dhe që kërkon të rikthehet mes më të mirave. Myrto nuk u grumbullua nga Silvinjo për Kampionatin Europian në Gjermani dhe nuk dha asnjë arsye pse ai u la jashtë.

myrto uzuni sulmuesi ikombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje