
Vinisius Zhunior mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Sipas gazetës gjermane “Bild”, ai ka marrë një ofertë të bujshme nga PSG-ja.
Kampionët e Francës janë gati të investojë 250 milionë euro për të, duke kaluar rekordin e vendosur me blerjen e Nejmarit nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.
Reali i Madridit nuk ka asnjë qëllim për ta shitur brazilianin, por nuk mund të shmangë dëshirat e lojtarit. Sipas mediave spanjolle, ai ka 6 muaj që refuzon rinovimin me “Los Blancos”.
Kontrata aktuale e Vinisius Zhunior në “Santiago Bernabeu” skadon në verën e vitit 2027.
Lini një Përgjigje