TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2024, 14:06

Do të bëhet baba për herë të parë, Myrto Uzuni zbulon gjininë e bebit në mënyrë spektakolare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Do të bëhet baba për herë të parë, Myrto Uzuni

Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë. Sulmuesi dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, zbuluan se janë në një pritje të ëmbël.

Në grumbullimin me Kombëtaren, Uzuni i ka kushtuar një festë speciale këtij momenti. Të veshur së bashku me partneren me të bardha, Uzuni edhe këtë moment e ka shoqëruar me futboll.

Nga 11 metra Uzuni ka shënuar dhe ka zbuluar se do bëhet baba i një djali. Video e këtij momenti është bërë virale kudo në rrjet.

Lojtari beratas, është pjesë e grumbullimit të Shqipërisë, për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Duke parë mungesat, por edhe formën e shkëlqyer të Uzunit, nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë si titullar në sulmin e kuqezinjve.

myrto uzuni baba gjinia e bebit

Lini një Përgjigje