
Babai i Edon Zhegrovës, Lulzimi ka zbuluar edhe prapaskenat që e bindën sulmuesin për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, takimi me të ndjerin Fadil Vokrri, asokohe president i Federatës Kosovare të Futbollit nuk zgjati më shumë se 30 sekonda.
Për gazetarin Arlind Sadiku, ai pranoi se fillimisht ishte Federata Shqiptare që e kishte kontaktuar.
“Me kalimin te Genku, fillimisht na ka kontaktuar Federata e Shqipërisë. Ka qenë një zyrtar që na ka thërritur. Pas ca kohësh ka ardhur vetë Panuçi në Bruksel, ka insistuar shumë për ta marrë. Fadili kishte mimikën që të bbënte për vete edhe i thotë Edonit se kemi dëshirë për të luajtur për Kosovën sepse ke dalë nga aty. Dhe përgjigja e Edonit nuk ka zgjati as 30 sekonda: Kryetar, unë po vij për të luajtur për Kosovën sepse prej aty kam dal” – tha Lulzim Zhegrova.
Lini një Përgjigje