TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2024, 15:45

Shtohen “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, pas Rei Manajt do të vuajë edhe mungesën e një tjetër sulmuesi ndaj Çekisë

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, pas Rei Manajt

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për duelin me Çekinë, takim që do të luhet në “Air Albania” ditën e shtunë në orën 20:45. Një përballje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë që do të tentojnë fitoren për vendin e parë në grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Por ‘dhimbjet e kokës’ për brazilianin sa vijnë e shtohen për shkak të mungesave të rëndësishme. Kështu në sulm ndaj çekëve nuk do të vuajë vetëm mungesën e Rei Manajt të dëmtuar, i cili u largua nga grumbullimi, por edhe të një tjetër sulmuesi.

Mirlind Daku nuk do të mund të kontribuojë në këtë takim për shkak se është i pezulluar. Sulmuesi ka plotësuar numrin 2 të kartonëve të verdhë dhe në këtë mënyrë do të mungojë ndaj çekëve.

Shtohen “dhimbjet e kokës” për Silvinjon, pas Rei Manajt

mirlind daku rei manaj silvinjo kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje