
Një futbollist nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë. Bëhet fjalë për Marko Angulon.
22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të mbijetonte.
I konsideruar si një nga talentet më të ndritura të vendit, Angulo u dallua tek Independiente del Vale, duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij në Kupën Libertadores U-20.
Një premtim i vërtetë i futbollit ekuadorian…
Ai më vonë iu bashkua ekipit të parë përpara se të bashkohej me FC Cincinati në MLS. Pas kësaj eksperience në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u rikthye në Ekuador për të luajtur me LDU Kuito, ku e ndau kohën mes stolit dhe fushës.
Në nivel ndërkombëtar, Angulo bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar nën drejtimin e Gustavo Alfaro, më pas u thirr sërish nga Feliks Sançez në vitin 2022. Megjithëse vendi i tij në kombëtare nuk ishte i rregullt, shumë besuan te potencialin i tij.
Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante, LDU Kuito shprehu ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të rezonojë përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë.”
Nota de pesar: Marco Angulo ????️ pic.twitter.com/8tfu8bGojv
— LDU Oficial (@LDU_Oficial) November 12, 2024
Lini një Përgjigje