TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2024, 16:52

Pesë përforcime për stërvitjen e sotme, Silvinjo thërret titullarin e Superiores dhe 3 futbollistë nga Kategoria e Parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pesë përforcime për stërvitjen e sotme, Silvinjo

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka ftuar 5 futbollistë për t’u bërë pjesë e stërvitjes së tij sot, meqenëse nuk ka ende grupin e plotë të futbollistëve të grumbulluar në dispozicion.

Qendërmbrojtësit Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami i bashkohen vetëm sot në darkë grupit, ndaj nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e pasdites të organizuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ndaj për të zhvilluar stërvitjen me numra të plotë, Silvinjo ka ftuar 5 futbollistë nga kampionati shqiptar. Dy prej tyre janë emra të njohur të Superiores: Marcelino Preka i Partizanit dhe Artan Jazxhi i Teutës, të cilët iu bashkuan kuqezinjve sot pasdite. Përkrah tyre ishin edhe Segersio Geci i Vorës, Andri Stafa i Besës dhe Kesli Shani i Erzenit të cilët ishin ftuar për t’u stërvitur me kuqezinjtë para sfidave të Ligës së Kombeve.

silvinjo trajneri ikombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje