TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 21:26

Momente paniku në familjen e Serxhio Perez, babai i pilotit të F1 pëson infarkt

Shkruar nga Pamfleti

Momente paniku në familjen e Serxhio Perez, babai i pilotit të F1

Momente paniku për familjen e Serxhio Perez. Babai i pilotit të Red Bull pësoi një atak në zemër, teksa ishte duke parë garën e fundit në Azerbajxhan. Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin që piloti meksikan bëri aksident me spanjollin e Ferrarit, Karlos Sainz.

Incidenti në garë ndodhi në xhiron e parafundit, teksa dy pilotët duelonin për podiumin. Ajo situatë krijoi probleme në zemër për Antonio Perez, babain e pilotit meksiklan. Të paktën ky është mendimi i tij.

Gjithçka ndodhi pas aksidentit. Përshtypja është se frika mund të ketë shkaktuar ndonjë reagim në zemrën time. Po bëj të gjitha testet e nevojshme“, tha babai i piltoti meksikan.

Ish-politikani 65-vjeçar për fat të mirë u shpëtua menjëherë nga Kryqi i Kuq i Meksikës, pasi u gjet pa ndjenja në banjë nga familja e tij.

Tani është më mirë, por të gjithë u trembën. Antonio Perez po rikuperohet shumë shpejt”, kanë thënë familjarët.

antonio perez babai i serxhio perez

Lini një Përgjigje