TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 20:45

Juventusi dhe Aston Vila e nisin perfekt formatin e ri të Champions League, dy ekipet marrin fitore bindëse në start

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi dhe Aston Vila e nisin perfekt formatin e ri të Champions League,

Tri gola për 3 pikë! Juventusi e nis edicionin e ri të Champions League në mënyrën më të mirë të mundshme (fitore 3-1 ndaj PSV) dhe duket se kritikat pas ndeshjes ndaj Empolit (shtuar edhe barazimit pa gola ndaj Roma) i kanë bërë mirë djemve të Tiago Motta, që kanë luajtur me më shumë grintë në fazën e avancuar dhe sidomos me më shumë cilësi, duke futur këtu sidomos Jilldiz, Niko Gonzalez por edhe Kupmeiners dhe Mekkeni.

Ende jo një ndeshje aq e madhe për Vlahoviç që vazhdon të vuajë disi dhe të mos jetë ai i formatit “Fiorentina” te bardhezinjtë. Pas vështirësive fillestare nga PSV që luajti mirë topin, një perlë e Kenan Jilldiz hapi sfidën për bardhezinjtë.

Ai gol u pasua më pas nga një rast tjetër i mirë për të shënuar, por goli nuk vonoi dhe ishte Mekkeni ai që dyfishoi, pasi Niko Gonzalez depërtoi në zonë dhe Vlahoviç tërhoqi mbrojtësin pas vetes. Për amerikanin ishte e lehtë të finalizonte.

Juventusi iu afrua golit të tretë dy herë edhe me Kupmeiners, teksa PSV nisi të zhdukej disi nga fusha e goditur edhe psikologjikisht. Në fillim të pjesës së dytë, Niko Gonzalez shënoi golin e parë me fanelën e Juventusit, duke i dhënë më shumë kuptim paraqitjes së tij të mirë. Ne fund, PSV arriti të shenonte golin e nderit me Ismael Saibari.

Ndeshje e mirë nga Aston Vila e Junaji Emeri. Në fushën e Jang Bojs, ekipi anglez realizoi dy gola në pjesën e parë me Tielemans dhe Ramsej. Nj pjesjn e dytj, Onana vulosi rezultatin në 0-3 për Aston Vilën, duke i dhënë kështu 3 pikët e para në këtë format të ri.

juventus psv eindoven aston vila jang bojs champions league

Lini një Përgjigje