
Atalanta siguroi një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Milanit, në një sfidë të mbushur me gola dhe tension deri në sekondat e fundit. Miqtë dominuan pjesën e parë me dy gola të shpejtë, ndërsa Milani reagoi vonë, por pa arritur të shmangë humbjen.
Atalanta e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me Ederson, i cili realizoi për 0-1. Miqtë vazhduan të kontrollonin lojën dhe në minutën e 29-të dyfishuan rezultatin me Davide Zappacosta, pas asistit të Krstovic.
Milani hasi vështirësi gjatë pjesës së parë dhe nuk arriti të reagojë, duke e mbyllur fraksionin e parë në disavantazh 0-2.
Në pjesën e dytë, Atalanta goditi sërish. Në minutën e 52-të, Giacomo Raspadori realizoi golin e tretë për 0-3, pas asistit të Ederson, duke i dhënë skuadrës mike një epërsi të konsiderueshme.
Milani reagoi vetëm në minutat e fundit. Në minutën e 88-të, Strahinja Pavlovic shënoi për 1-3 pas asistit të Ricci. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Chukwubuikem Nkunku ngushtoi diferencën në 2-3 me penallti në minutën 90+4, por koha nuk mjaftoi për rikthim.
Sfida u shoqërua edhe me disa probleme disiplinore. Hien te Atalanta u ndëshkua në minutën e 70-të për sjellje antisportive dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme. Të njëjtin fat patën edhe Estupinan dhe Saelemaekers në fundin e takimit.
Me këtë humbje Milani rrezikon edhe vendin që e kualifikonte atë për në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Romën e vendit të pestë. Ndërkohë që Atalanta, ndodhet në vendin e 6 me 58 pikë, shumë larg zonës europiane.
Lini një Përgjigje