TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2026, 17:22

Sende të forta dhe lëndë plasëse në fushë, gjyqtari ndërpret ndeshjen Elbasani-Tirana!

Shkruar nga Pamfleti
Sende të forta dhe lëndë plasëse në fushë,
Tensione në Elbasani-Tirana

Tensione të forta janë regjistruar në ndeshjen mes Elbasanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e fundit të kampionatit, pasi në fushën e lojës janë hedhur sende të forta dhe lëndë plasëse.

Për shkak të situatës së krijuar dhe rrezikut për sigurinë në stadium, gjyqtari Juxhin Xhaja ka vendosur të ndërpresë përkohësisht takimin, duke u futur në dhomat e zhveshjes së bashku me stafin arbitrues.

Incidentet kanë shkaktuar tension mes tifozëve dhe pasiguri në tribunat e stadiumit, ndërsa ende nuk ka një vendim zyrtar mbi fatin e ndeshjes.

Forcat e sigurisë janë angazhuar për normalizimin e situatës, ndërsa pritet reagimi i organizatorëve dhe institucioneve sportive lidhur me incidentet e ndodhura.

tensione në elbasani-tirana

Lini një Përgjigje