TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2026, 15:33

Hansi Flick humbet të atin pak orë përpara 'El Clasicos' kundër Realit

Shkruar nga Pamfleti
Hansi Flick humbet të atin pak orë përpara 'El
Hansi Flick

Babai i trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, vetëm pak orë para ndeshjes së madhe El Clásico kundër Real Madridit.

Sipas informacioneve, Flick është njoftuar për humbjen e rëndë personale herët në mëngjes. Gjatë ditës ai ka informuar si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit për ngjarjen tragjike.

Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë të ditur se trajneri gjerman ka vendosur të drejtojë personalisht ndeshjen vendimtare për titullin e La Ligës sonte në orën 21:00 në Camp Nou. Flick do të jetë pra në pankinë, pavarësisht dhimbjes së thellë që po kalon.

Ky El Clásico ka rëndësi të madhe në garën për kampionatin, pasi Barcelona dhe Real Madrid luftojnë kokë më kokë për titullin. Prania e Flick në stol pritet të jetë një sinjal force për skuadrën blaugrana, e cila do të luajë me motivim ekstra në nder të trajnerit të tyre. Klubi Barcelonë nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, por pritet të dalë gjatë pasdites ose pas ndeshjes.

flick reali babai

Lini një Përgjigje