TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2026, 16:02

Tensione para sfidës Elbasani – Tirana, përplasje jashtë stadiumit (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Tensione para sfidës Elbasani – Tirana, përplasje  jashtë

Atmosfera para nisjes së sfidës mes AF Elbasani dhe KF Tirana është shoqëruar me tensione dhe incidente jashtë stadiumit. Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve sportive, duke krijuar momente paniku dhe tensioni mes tifozërive të pranishme.

Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e incidenteve. Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për persona të lënduar apo të shoqëruar.

Ndërkohë, hyrja e tifozëve në stadium është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, me prani të shtuar të efektivëve dhe kontrolle të imtësishme në hyrje.

Pavarësisht tensioneve të krijuara jashtë stadiumit, pritet që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të ndezur, si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, për shkak të rivalitetit dhe rëndësisë së këtij takimi.

 

 

 

Lini një Përgjigje