
Dani Alvesh është zyrtarisht i lirë, edhe pse lirimi i tij është me kusht. Ish-mbrojtësi brazilian ka qendruar prapa hekurave nga janari i vitit 2023.
Pasi kaloi gjithsej 14 muaj e 5 ditë burg, futbollisti brazilian, i dënuar me 4 vjet e gjysmë për përdhunimin e një gruaje në banjat e lokalit Suton në dhjetor 2022, ka kaluar tashmë derën e Qendrës Penitenciare në Brians, pasi gjykata i dha lirimin e përkohshëm me kusht.
Alvesh ka paguar 1 milionë euro për t’u liruar me kusht, ndërkohë që kanë dalë pamjet e para nga momenti i lirimit të tij. Braziliani do të qendrojë në Barcelonë ku do t’i përgjigjet çdo thirrje të mundshme nga gjykata dhe policia spanjolle.
????????| Dani Alves has been released from prison after paying his €1M bond.pic.twitter.com/sH6udoTy8i
— CentreGoals. (@centregoals) March 25, 2024
Lini një Përgjigje