
Përfundon pjesa e parë e miqësores Suedi-Shqipëri. Ndeshja e luajtur në “Friends Arena” është mbyllur me rrjeta të paprekura. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një 45 minutësh perfekt, teksa kanë patur disa raste të pastra për të gjetur rrugën e rrjetës.
Armando Broja ishte i pari që lëshoi një sinjal të qartë në minutën e 12. Sulmuesi dha spektakël me një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit. Ai hyri në zonë dhe u rrëzua pas një kontakti të mbrojtësit, por gjyqtari nuk dha penallti.
Në minutën e 18, Forsberg goditi shtyllën për Suedinë. Një aksion i suedezëve, brenda zonës ku shfaqet Forsberg, i cili goditi shtyllën e majtë pingule të Strakoshës.
Ndërkohë kuqezinjtë reaguan vetëm 4 minuta më pas. Mitaj nga e majta pasoi në zonë, ku Broja gjuajti dhe gjeti golin. Por vijërojtësi e anuloi për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 24, Qazim Laçi dribloi bukur, hyri në zonë dhe goditi, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga portieri Olsen.
Lini një Përgjigje