
Totenhemi ka marrë një pikë të rëndësishme në garën për Champions League. Barazimi 3-3 ndaj Sauthemptonit bën që londinezët të renditen në vendi ne 4 me 49 pikë. Ylli i skuadrës londineze, Riçarlison u largua nga fusha e lojës me lot në sy që në minutën e pestë pas një dëmtimi, me Kulusevskin që mori menjëherë vendin e tij.
Frikë për Bednarek, lojtarin e Sauthemptonit, i cili pësoi një dëmtim në minutën e 34 dhe u dërgua me shpejtësi në spital me brinjë të thyera.
Ekipi i Kontes mori avantazhin në minutën e 45 me golin e Porros, pas një asisti të Son. Pjesa e dytë nisi me gol për vendasit, teksa Adams vendosi ekuilibrat.
Herri Kejn “tundi rrjetën” në minutën e 65, duke dërguar në festë tifozët e “Spërsave”. Mysafirët fituan qetësinë me Perisiç në minutën e 77, por pak minuta më vonë skuadra e Sauthemptoni ngushtoi shifrat me Uollkot dhe do barazoi në fund me penalltinë e Uord Prous.
Lini një Përgjigje