
Sulmuesi Jasir Asani dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme në Korenë e Jugut me ekipin e Guangjusë.
Asani ishte protagonisti absolut në fitoren e sotme 5-0 përballë Inceon Junajtid, teksa shënoi tregolësh personal. Ai zhbllokoi shifrat në minutën e 9, ndërsa në pjesën e dytë e vulosi me dy gola në minutat 69 dhe 72.
Në këtë mënyrë ai përshëndeti Silvinjon dhe Kombëtaren shqiptare pas ftesës së parë të tij për të veshur fanelën kuqezi.
Ditën e sotme, Asani ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai shprehet tepër i lumtur për 3 golat e realizuar dhe tha se të tjerë do të vijnë.
“Hat-Trick i parë për Guangju. Jam shumë i lumtur për golat dhe 3 Pikët. Të tjera do të vijnë ???????? ⚽️⚽️⚽️“, shkruan Asani.
Lini një Përgjigje