TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2026, 12:24

Mediat polake vlerësojnë Shqipërinë: Ernest Muçi, lojtari më i rrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti
Mediat polake vlerësojnë Shqipërinë: Ernest Muçi,
Mediat polake vlerësojnë Shqipërinë

Të enjten në orën 20:45 në 'PGE Arena' kuqezinjtë do përballen në gjysmëfinalen play-off kundër Polonisë, me ndeshjen teke që do ofrojë vetëm një biletë për më tej. 

Gazetari polak Piotr Kozminski tha në një intervistë për TV Klan se nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin dhe se kjo ndeshje mund të vendoset nga pak gola.

“Në Poloni mendojmë se Shqipëria është një kundërshtar i fortë dhe nuk e nënvlerësojmë. Kemi luajtur disa herë dhe e dimë sa e vështirë është ta mundësh ekipin tuaj. Diçka e mirë është se futbollistët polakë, të cilët mund të nisin ndeshjen nga minuta e parë, po luajnë rregullisht me klubet e tyre. Unë mendoj se ndeshja do të vendoset nga 1 ose 2 gola”, tha gazetari polak Piotr Kozminski.

Kozminski, i cili ka një përvojë të gjatë edhe si reporter i UEFA-s për Poloninë, zbulon edhe lojtarin të cilit i frikësohet te Shqipëria.

“Mund të vendosësh buzën në gaz, por ne i frikësohemi Ernest Muçit. Ai ndoshta nuk mund ta nisë që nga minuta e parë, por të aktivizohet në pjesën e dytë. Muçi nuk ka luajtur kohët e fundit me Shqipërinë, por po bën mirë te Trabzonspor dhe e mbajmë mend te Legia ku ishte ndër lojtarët më të mirë. Ai driblon mirë, është i saktë në pasime dhe ka një goditje shumë të mirë. Nëse Ernest Muçi luan mund të na sjellë telashe”, shton më tej ai.

Problemi më madhor te polakët është mungesa e portierit Skorupski, i cili është i dëmtuar.

“Mungesa e Skorupski është një problem, këtë e pranoi edhe vetë trajneri Jan Urban. Nëse nuk do të ishte i dëmtuar, do të ishte në portë, pasi është bërë portieri i parë pas largimit të Szczesny. Një zgjedhje është Kamil Grabara, i cili luan me Wolfsburg, por këtë sezon nuk po ecën mirë, pasi po pëson vazhdimisht gola”, tha gazetari Kozminski.

ernest muçi shqipëri-poloni

Lini një Përgjigje