FIFA ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, duke i përmendur dy ekipet shqiptare krahas Kombëtareve të tjera që kanë mundësi të marrin pjesë për herë të parë në një Kupë të Botës.
Kosova dhe Shqipëria kanë përpara një mundësi jetike për të prekur 'ëndrrën amerikane' këtë verë.
Dy kombëtaret shqiptare në rastin më të mirë i ndajnë veç nga 180 minuta për ta siguruar nga një biletë për në fazën finale të Kampionatit Botëror.
FIFA ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, duke i përmendur dy ekipet shqiptare krahas Kombëtareve të tjera që kanë mundësi të marrin pjesë për herë të parë në një Kupë të Botës.
“Në prag të shkrimit të historisë së Kupës së Botës. Ekipet e Play-Off që mund ta bëjnë debutimin e tyre në këtë turne gjatë verës”, shkruan FIFA, duke i postuar edhe fotot e Kombëtares së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë.
Kosova do të luajë me Sllovakinë në udhëtim nesër mbrëma dhe nëse fiton, në finalen e madhe të së martës tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta priste fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal të “play-off”-it, Turqi – Rumani.
Ndërkohë, Shqipëria do ta vizitojë Poloninë nesër mbrëma dhe nëse fiton, në finalen e madhe do të përballej të martën tjetër, po në tranfertë, me Ukrainën ose Suedinë.

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë
Nesër në orën 20:45 minuta, Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off përballë Polonisë.
Kombëtarja është nisur që sot më 25 mars nga Arena Kombëtare drejt Aeroportit Nënë Tereza, për të mbërritur më pas në kryeqytetin polak.
Kombëtarja kuq e zi zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e dytë, në kuadër të përgatitjes për sfidën ndaj ekipit të Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Departamenti i Komunikimit pranë FSHF-së bëri me dije se ekipi ishte i plotë, teksa në këtë stërvitje u bashkuan edhe tre lojtarë të fundit. Gjithashtu, është bërë me dije se të gjithë futbollistët janë në gjendje optimale. Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standarde.
Mësohet se Kombëtarja e Shqipërisë, pasi të mbërrijë në Varshavë, do të zhvillojë stërvitjen e parë zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy” në orën 18:00. Ndërkohë, pritet që trajneri dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencë për mediat.
Sfida është decizive për vijimin e rrugëtimit të Kombëtares Kuq e Zi drejt Botërorit.
Lini një Përgjigje