TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 21:38

Fundi i një epoke, Liverpuli konfirmon largimin e Salah në fund të sezonit; reagon sulmuesi egjiptian (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i një epoke, Liverpuli konfirmon largimin e Salah në fund

Sulmuesi egjiptian ka njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi përmes një deklarate emocionale drejtuar tifozëve, duke shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit.

33-vjeçari kishte firmosur një kontratë dyvjeçare përpara përfundimit të sezonit të kaluar, por nuk do ta respektojë vitin e mbetur të saj, duke zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin më herët se sa ishte parashikuar.

Sipas raportimeve, largimi i tij mund të jetë përshpejtuar nga tensionet me trajnerin Arne Slot. Marrëdhënia mes tyre u përfol se u përkeqësua pas barazimit ndaj Lids Junajtid në muajin dhjetor, kur lojtari akuzoi trajnerin se synonte largimin e tij nga skuadra.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për destinacionin e ardhshëm të sulmuesit. Megjithatë, mediat britanike raportojnë se ai mund të transferohet te klubi saudit Al Itihad ose të vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara, në Major League Soccer.

Njoftimi i Liverpulit:

Mohamed Salah do të mbyllë karrierën e tij të shkëlqyer me Liverpul FC në fund të sezonit 2025-26.

Koha për të festuar plotësisht trashëgiminë dhe arritjet e tij do të vijë më vonë gjatë vitit, kur ai t’i thotë lamtumirë ‘Anfield’”.

Sulmuesi egjiptian u prezantua te klubi anglez në vitin 2017. Prej atëherë u kthye në legjendë për Liverpulin. 33-vjeçari numëron 435 paraqitje deri tani, me 255 gola të shënuar dhe 122 të tjerë të asistuar.

Pas konfirmimit të largimit në fund të sezonit, ka ardhur dhe reagimi i sulmuesit egjiptian. Mohamed Salah e filloi videon e tij të lamtumirës nga Liverpuli me këto fjalë, të ndara në profilin e tij në Instagram.

Kjo është pjesa e parë e lamtumirës sime: Do të largohem nga Liverpuli në fund të sezonit. Dua të filloj duke thënë se kurrë nuk e kam imagjinuar se sa shumë ky klub, ky qytet, këta tifozë, do të bëheshin pjesë e jetës sime. Liverpuli nuk është vetëm një klub futbolli: është pasion, histori, një shpirt që nuk mund të shprehet me fjalë për ata që nuk janë pjesë e kësaj familjeje. Ne kemi festuar fitore, kemi fituar trofetë më të rëndësishëm dhe kemi përjetuar disa nga momentet më të vështira të jetës sonë. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij klubi gjatë kohës sime këtu.

Sidomos shokët e mi të ekipit, të së kaluarës dhe të së tashmes. Dhe tifozëve, nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mbështetjen dhe dashurinë që më keni treguar. Kam kaluar momentet më të mira të karrierës sime me ju dhe ju keni qenë aty për mua në kohët më të vështira.

Është diçka që nuk do ta harroj kurrë dhe do ta mbaj me vete përgjithmonë. Të largohesh nuk është kurrë e lehtë: më keni dhënë momentet më të mira të jetës sime. Do të jem gjithmonë me ju, ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, shkruan Salah.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)

mohamed salah sulmuesi egjiptian liverpul

Lini një Përgjigje