TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2024, 22:02

Mario Mitaj e bën “sefte” në Arabinë Saudite, mbrojtësi kuqezi gjen golin e parë me Al Itihad (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj e bën “sefte” në Arabinë Saudite,

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj e ka bërë “sefte” në Arabinë Saudite, duke gjetur golin e parë me fanelën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Qadisija.

21-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 35 të pjesës së parë, duke zënë vendin e Kadesh, teksa rezultati ishte 1-1.

Mitaj arriti të shndërrohej në një protagonist absolut, teksa në minutën e 81, tundi rrjetën për të ngritur shifrat në 3-1.

Shqiptari këmbënguli deri në fund pavarësisht se ishte i rrethuar nga 5 kundërshtarë, duke rifituar topin që më pas e dërgoi në rrjetë. Një gol shumë i rëndësishëm ky për Al Itihad, që duket se solli sigurinë.

Benzema në minutën e 7 dhe Diabi në minutën e 68, kishin realizuar më herët për ekipin e shqiptarit, ndërkohë që golin për miqtë e shënoi Obamejang në minutën e 20. 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare al itihad

Lini një Përgjigje