
Liverpuli ka mundur me “poker” 4-1 Çelsin, në supersfidën e kampionatit anglez.
Vendasit finalizuan me sukses një zbritje të shpejtë në minutën e 23. Diogo Zhota nuk gaboi përballë Petroviç, duke dërguar në festë tifozërinë. Bradli “tundi rrjetën” në minutën e 39, gol që për konfirmim, u nevojit një kontroll nga sistemi VAR. “Të Kuqtë” patën shansin e artë për të mbyllur llogaritë që 45-minutat e para, por Nunjez dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Rekordi negativ – Darvin Nunjez tani është bërë lojtari i parë rekord (që nga sezoni 2003-2004) që goditi shtyllën katër herë në një ndeshje të vetme të Premier Ligës. Për uruguajianin edhe një super asist për golin e katërt të Liverpulit, me Luiz Diaz.
Trajneri i Bluve të Londrës, Mauricio Poçetino provoi të ndryshonte diçka me aktivizimin e disa futbollistëve në pjesën e dytë, por pa rezultat.
Hungarezi Dominik Shoboslai shuajti shpresat e Çelsit për të dalë me pikë nga ky takim në minutën e 65.
Deri në fund të sfidës, skuadrat shënuan edhe nga një herë me Nkunku dhe Diaz. Sulmuesi Armando Broja ndoqi nga pankina ndeshjen.
Çelsi ndodhet aktualisht në vendin e 10 të Premier Ligëa, ndërsa rrezikon të zbresë dhe më poshtë. Situata nuk është aspak e qetë te blutë e Londrës.
Lini një Përgjigje