TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2024, 21:39

Edhe pak orë nga mbyllja e merkatos së janarit, skuadra e Premier Ligës “troket” në dyert e Çelsit për Armando Brojën

Shkruar nga Pamfleti

Edhe pak orë nga mbyllja e merkatos së janarit, skuadra e Premier

Armando Broja mund të largohet së shpejti nga Çelsi. Sulmuesi shqiptar, forma e të cilit është kushtëzuar edhe nga dëmtimet, numëron 694 minuta në fushë, në 19 ndeshje.

Për këtë arsye, Blutë e Londrës shohin si opsionin më të mirë ndarjen e rrugëve.

Në orët e fundit, sipas mediave të huaja Fullhemi ka shprehur interesim për yllin kuqezi duke trokitur në derën e Bohli, por për momentin kushtet e Çelsit duken të vështira për t’u pranuar.

Aktualisht, ka shumë distancë mes kërkesës dhe ofertës. Klubi i Çelsit është i hapur për shitje përfundimtare, ashtu siç preferon Fullhemi, por këta të fundit dëshirojnë të paguajnë sa më pak të jetë e mundur.

Sot dhe nesër në mbrëmje, dy ditët e fundit të negociatave, mund të ketë bisedime të reja për të parë nëse zgjidhet ngërçi, por në këto çaste duket se nuk ka vend për manovrim, pavarësisht dëshirës për shitjen e Brojës.

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje