
Barcelona ka triumfuar me rezultatin 1-0 përballë Osasunës. Sfida e vlefshme për javën e 20 në La Liga u vendos nga braziliani Vitor Roke.
Me Zhoao Feliks të dëmtuar dhe me Ferran Torres që la fushën e lojës pas 4 minutash, sulmi i skuadrës së Çavit hasi mjaft vështirësi në pjesën e parë.
Mysafirët provuan me kundërsulme dhe jo pak herë u shfaqën para portës së mbrojtur nga portieri Pena. Në fundin e fraksionit, Gyndogan krosoi për Kunde, francezi s’u koordinua si duhej. Për të ardhur te goli, sulmuesi 18-vjeçar, Vitor Roke realizoi në portën e Osasunës në minutën e 64. Një gol me peshë të madhe, i pari për të në La Liga me fanelën e Barcelonës.
Të besuarit e Arrasate komplikuan ndeshjen pasi në minutën e 67 Garsia mori kartonin e dytë të verdhë. Barcelona renditet në vendin e 3 me 47 pikë, ndërsa Osasuna në vendin e 12 me 26 pikë.
Lini një Përgjigje