TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2024, 17:36

Barcelona i beson së shkuarës, trajneri që i mësoi “Tiki-Takën” katalanasve gati të zëvendësojë Çavin në stolin blaugrana

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona i beson së shkuarës, trajneri që i mësoi

Çavi Hernandez do të largohet nga pankina e Barcelonës në fund të sezonit dhe drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Mediat spanjolle kanë nisur spekulimet dhe emri që po spikat së fundmi është vërtetë i bujshëm.

Bëhet fjalë për trajnerin që i mësoi Barcelonës stilin “Tiki-Taka”, holandezin Frenk Rijkard. Ai drejtoi blaugranat gjatë viteve 2003-2008, duke fituar Ligën e Kampioneve në vitin 2006 dhe hedhur themelet për punën e Pep Guardiolës.

Barcelona i beson së shkuarës, trajneri që i mësoi

Tashmë pritet në vijim se çfarë do të ndodhë, nëse do të ketë një rikthim të madh apo këto zëra do të sfumohen njëherë e mirë.

Kujtojmë që 61-vjeçari më parë ka qenë zv-trajner dhe trajner i kombëtares holandeze. Teksa ka drejtuar edhe skipe si Sparta e Roterdamit, Barcelona, Gallatasaraji dhe përfaqësuesen e Arabisë Saudite. Këta të fundit i la në vitin 2013 dhe që prej atëherë nuk ka drejtuar asnjë ekip.

frenk rajkard barcelona çavi hernandez

Lini një Përgjigje