
Liverpuli ka fituar derbin e parë të këtij sezoni me Evertonin. Sfida u mbyll me rezultatin 2-1.
Golat për Liverpulin u shënuan të dy në pjesën e parë. Fillimisht ishte Grejvenberç dhe më pas Ekitike, që dhanë shenjat se çdo gjë do të ishte e lehtë.
Për miqtë mendoi Gueje. Ky i fundit rihapi sfidën, kur kronometrohej minuta e 58.
Sfida u tensionua dhe nuk munguan kartonët e verdhë. Në fund, rezultati i ndeshjes për javën e pestë të Premier Ligës nuk ndryshoi. Liverpuli ka fituar të gjitha pikët e mundshme deri tani, 15, teksa Everton qëndron në kuotën e 7 pikëve.
Lini një Përgjigje